Melania Trump uron të birin për ditëlindjen, ndjekësit ‘e kryqëzojnë’ për këtë arsye

Showbiz

Melania Trump uron të birin për ditëlindjen, ndjekësit

Ish-zonja e parë, Melania Trump. Ka uruar djalin e saj në ‘Twitter’ për ditëlindjen e tij të 15-të. Melania publikoi një foto ku zbulohej dekori me tullumbace të zeza për festën e tij. “Gëzuar ditëlindjen”, shkruante Melania krah postimit.

Shumë përdorues të ‘Twitter’ reaguan ndaj dekorimeve të pazakonta ndërsa të tjerët e mbrojtën ish-zonjën e parë.

“Ju mund të kishit gjetur një foto më të gëzuar”, shkroi një përdorues. “Gëzuar ditëlindjen Barron, por përdorimi i numrave të zi për një ditëlindje të 15-të më duket më i çuditshëm”, shkroi një tjetër.

Sakaq pati dhe nga ata ndjekës që shkruan se të gjithë po e ekzagjeronin, ajo është thjesht një nënë që po feston ditëlindjen e djalit të saj.

ME TE LEXUARAT