Meghan Markle me një serial të ri, Dukesha e Sussex një amvisë siç nuk e kemi parë ndonjëherë

Showbiz

Meghan Markle me një serial të ri, Dukesha e Sussex një

Mergan Markle së shpejti do të luajë në një serial të ri, i cili do të transmetohet në Netflix. 
Seriali do të ketë në fokus Dukeshën e Sussex dhe pasionin e saj për gatimin dhe që do të nisë transmetimin më 15 janar. Nëpërmjet një postimi në instagram, Megan ka shpehur emocionin e saj mbi këtë projekt duke thënë:

"Mezi pres ta ndaj me ju dhe shpresoj që ta shijoni serialin po aq sa kam shijuar unë krijimin e tij."

Seriali titullohet "Me dashuri, Meghan", dhe do të ketë në fokus receta të ndryshme të përgatitura nga dukesha për miqtë e saj. Në një trailer të publikuar së fundmi, shihen pamje të saj në kuzhinë dhe duke shijuar momentet e gatimit.

Në pranverën e kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan një partneritet të vazhdueshëm me Netflix, duke planifikuar krijimin e disa serish të reja, duke përfshirë një për polo, sportin e preferuar të Harry-t, dhe një tjetër për pasionin e Meghan për gatimin dhe kopshtarinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion