Me tortë dhe qirinj! Parashqevi Simaku takim me shqiptarët, shfaqet më e lumtur se kurrë

Showbiz

Me tortë dhe qirinj! Parashqevi Simaku takim me shqiptarët, shfaqet

Darka e Parashqevi Simakut së bashku me biznesmenin Elton Ilirjani dhe shqiptarët e tjerë që jetojnë në SHBA, duket se ka qenë një nga momentet më të bukura të ikonës së muzikës sonë. Parashqevi Simaku shihet më e lumtur se kurrë, ku është surprizuar me tortë dhe qirinj.

Ajo shihet më e lumtur se kurrë teksa gjatë gjithë kohës ka buzëqeshur, pamje që janë publikuar nga Elton Ilirjani në rrjete sociale.

Teksa u gjet e pastrehë në një stacion treni, ikona e muzikës shqiptare tashmë nuk do të endet rrugëve.

Biznesmeni ka njoftuar se për momentin Parashqevi Simaku do të qëndrojë në një hotel në Manhatan, vend të cilin e ka bërë publik.

Këngëtarja Parashqevi Simaku është larguar prej gati 3 dekadash nga skena, ndërkohë që pas emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka eliminuar çdo dalje në ekran.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion