"Më ra gjaku në fund të këmbëve", gazetari tregon mesazhin që ia dërgoi personit të gabuar
Lajmifundit
/
28 March 2021, 19:31
Showbiz

Moderatorët e emisionit “E Diell” e nisën emisionin e sotëm duke treguar mesazhet e gabuara që u kanë dërguar njerëzve të gabuar.
Gazetari, Ervin Kurti tregoi një moment të sikletshëm kur i ka dërguar mesazh personit me të cilin po pinte një kafe.
“Nuk e duroj dot këtë”, ishte mesazhi që ishte nisur për një person tjetër, por në fakt shkoi te telefoni i atij që kishte përballë.
“Ai më thotë: ‘A je budalla që më shkruan mua mesazh’. Unë ja marr direkt telefonin dhe i fshij mesazhin. Më ra gjaku në fund të këmbëve”, tha Kurti.


