Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare

Showbiz

Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare!

Benjamin Pavard, futbollisti i Interit dhe përfaqësueses së Francës, është kurorëzuar në martesë gjatë fundjavës së kaluar me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi.

Çifti ishte bashkë prej kohësh dhe pas propozimit për martesë që lojtari i bëri modeles shqiptare pikërisht gjatë pushimeve në bregdetin e Jugut të vendit tonë në verën e kaluar, ka ardhur edhe dasma përrallore në Amalfi të Italisë.

Një dasmë e shijuar për dy ditë me radhë në lokalitetin italian, me ceremoninë mes miqsh, e padyshim edhe banketin, ku nuk mungoi muzika e vallet shqiptare, plisat e festimet tradicionale.

Videot u publikuan në rrjetet sociale nga Kleofina e cila ka ndarë me ndjekësit e shumtë momentet e festës së ditës së paharrueshme për të.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion