“Më sulmoi seksualisht”/ Ruby Rose shpërthen në akuza ndaj këngëtares Katy Perry, nis hetimi në Australi

Showbiz

“Më sulmoi seksualisht”/ Ruby Rose shpërthen në akuza

Këngëtarja Katy Perry është vendosur në qendër të një hetimi policor, pas akuzave për sulm seksual të ngritura nga aktorja Ruby Rose.

Sipas raportimeve, policia në Melbourne ka nisur hetimet për një incident të dyshuar që pretendohet të ketë ndodhur në vitin 2010, në një klub nate. Një zëdhënës konfirmoi se çështja po trajtohet nga njësia për krimet seksuale dhe hetimi është në vijim.

Akuzat u bënë publike nga Rose përmes rrjeteve sociale, ku ajo pretendon se ngjarja ka ndodhur kur ishte rreth 20 vjeç.

Ajo ka deklaruar se ka depozituar një kallëzim zyrtar dhe se i është kërkuar të mos bëjë komente publike gjatë procesit hetimor.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Katy Perry i kanë mohuar kategorikisht pretendimet, duke i cilësuar ato si “të rreme dhe të rrezikshme” dhe pa asnjë bazë.

ME TE LEXUARAT