“Me dy pyetje...”, Juli zbulon si e kuptoi që bashkëshortja është gruaja e jetës

Showbiz

“Me dy pyetje...”, Juli zbulon si e kuptoi që

Gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë, Juli ka treguar dy pyetjet e para që i ka bërë bashkëshortes kur ishin akoma duke u njohur. 

“A di të bësh për të ngrënë? A di të bësh ëmbëlsira?”, ishin dy pyetjet që aktori i drejtoi partneres vite më parë, e cila i është përgjigjur “po”, ndërsa Juli tha se dashuria kalon nga stomaku. Të njëjtin mendim me aktorin ndajnë edhe banorët e tjerë, të cilët gjithashtu treguan historitë e tyre.

Juli: Çfarë do të thotë dashuria kalon nga stomaku? E keni dëgjuar ndonjëherë?

Françeska: Është e vërtetë.

Juli: Unë për shembull kur jam njohur me gruan të betohem që i kam thënë ‘A di të bësh për të ngrënë? A di të bësh ëmbëlsira?’ Më tha ‘po’, i thashë ‘ok’. Të betohem këto ishin ndër dy pyetjet e para.

Françeska: Edhe mami im më thoshte gjithmonë, nëse do ta bësh burrin të lumtur gatuaj mirë për të ngrënë.

Erjola: Edhe ish-partneri im më merrte në darkë dhe më thoshte aman se më ka marrë malli të ushqehem nga dora jote, i bëja bukë shtëpie.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion