“Më duket si një ëndërr”- Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, përlotet djali i tij, Redoni: Sa herë kthehej nga Amerika...

Showbiz

“Më duket si një ëndërr”- Ndarja nga jeta e

Ditën e sotme janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Për djalin e tij, Redon Makashi kjo është një humbje e madhe, aq sa ai thotë se i duket si një ëndërr që ai nuk është më mes familjes.

Këngëtari i njohur thotë se babai i tij ka qenë i respektuar dhe kjo ia heq pak dhimbjen që i la ndarja e tij nga jeta.

“Na ra kështu, si një…. Dhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Miqtë e kanë respektuar shumë dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Këta kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre… Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Sado sado është një dhimbje që vetëm brenda e ndjen njeriu.

I pyetur nëse kishte ndonjë peng, këngëtari u përlot duke thënë: “Kishte kishte, por  ndoshta nuk është momenti për ta thënë. Ndoshta të respektohej kur ishte gjallë nga instancat”.

Redon Makashi tregon se babai i tij u largua herët nga teatri dhe u detyrua të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kujton se sa herë i ati kthej në Shqipëri dukej gjithnjë edhe më i plakur.

“U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite. Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme”, tha mes të tjerash Makashi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion