"Më doli Rama në ëndërr", astrologia Meri Shehu tregon se çfarë i tha për zgjedhjet e 25 prillit

Showbiz

"Më doli Rama në ëndërr", astrologia Meri Shehu

Astrologia, Meri Shehu tregon sa mundësi ka kryeministri Rama të fitojë një mandat të tretë, sipas yjeve dhe intuitës së saj.

E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Wake Up”, Meri Shehu thotë se ka parë në ëndërr kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

“Ishte në një vend të shtruar të bukur, por ky vend ishte me pllaka të ftohta. Dhe i thashë, mos u mërzit, se do ta shtrosh prapë, do ta bësh me parket dhe do të bëhet ngrohtë. Ai më tha: Jo, nuk e fitoj”.

Sipas astrologes, fitorja e Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është e vështirë. “Unë, në bazë të energjisë time, them se kryeministri Rama e ka shumë të vështirë. Mund të dalë dhe me humbje”.

Sipas saj, “dhe vetë Rama, ndoshta nuk do ta fitojë”.

ME TE LEXUARAT