Mbahen sot homazhet për aktoren e famshme, nëna dhe i dashuri i saj ndalohen në ceremoni

Showbiz

Mbahen sot homazhet për aktoren e famshme, nëna dhe i dashuri i saj

Nëna e Hayden Panettiere, Lesley Vogel, dhe i dashuri i saj, Brian Hickerson, nuk do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të aktores së ndjerë këtë fundjavë, raporton TMZ.

Burime familjare i thanë TMZ-së se Brian dhe vëllai i tij, Zach Hickerson, nuk janë lejuar të marrin pjesë në homazhet për Hayden, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Lesley.

Familja e Hayden, përfshirë babain e saj, Skip Panettiere, miq të afërt dhe figura të njohura të Hollywood-it, do të mblidhen të shtunën për një ceremoni përkujtimore në një kishë në Malibu.

Mungesa e nënës së aktores vjen pas një marrëdhënieje të tensionuar mes tyre gjatë viteve të fundit. Hayden dhe Lesley kishin pasur përplasje për mënyrën se si nëna e kishte menaxhuar karrierën e saj që në fëmijëri, ndërsa marrëdhënia u përkeqësua edhe për shkak të partnerit të aktores, Brian Hickerson.

Sipas deklarimeve të mëparshme të Lesley, ajo ishte përpjekur ta ndihmonte vajzën të largohej nga Hickerson dhe i kishte vendosur një ultimatum për marrëdhënien e tyre. Pas kësaj, nënë e bijë u distancuan.

Nga ana tjetër, Hayden kishte dhënë një version tjetër për marrëdhënien me të ëmën, duke e akuzuar atë për disa deklarata që i konsideronte të pavërteta. Të dyja palët kanë dhënë versione të ndryshme për konfliktin mes tyre.

Sa i përket vendndodhjes se homaheve, burimet thonë se Hayden e donte oqeanin dhe balenat, ndaj një ambient bregdetar në një kishë në Malibu ka një domethënie të veçantë për familjen e saj.

Prindërit e Hayden u ndanë në vitin 2008 dhe divorci i tyre u finalizua në vitin 2016. Marrëdhënia mes Hayden dhe nënës së saj ishte e tensionuar gjatë viteve të fundit të jetës së aktores.

Hayden vdiq më 16 gusht, pasi u gjet pa ndjenja brenda një apartamenti të marrë me Airbnb në Greenville, Karolina e Jugut. Shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autopsia nuk gjeti shenja traume që mund të kishin shkaktuar vdekjen.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion