Massimiliano bën postimin shqip në Instagram, çfarë shkruan ish-i i Heidit

Showbiz

Massimiliano bën postimin shqip në Instagram, çfarë

Që prej hyrjes të Heidi Bacit në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ajo është komentuar shumë në lidhje me raportin që krijoi me 47-vjeçarin, Massimiliano Varrese, në “Grande Fratello”.

Romanca e saj me aktorin italian duket se nuk u pranua nga familja e saj. Babai i banores hyri në shtëpi për të larguar të bijën nga formati. Heidi hoqi dorë nga “Grande Fratello” dhe pas daljes deklaroi se nuk ishte babai arsyeja e këtij vendimi. Në intervista të ndryshme, ajo është shprehur se ka kuptuar në bisedën me të atin, se nëna e saj nuk ishte mirë.

Pak kohë pasi u largua nga reality shoë italian, Baci u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku krijoi një lidhje dashurie me Romeo Veshajn.

Ndërkohë pas përfundimit të “Grande Fratello”, duket se Varrese e ka parë se sa shumë i komentuar është në Shqipëri. E një ditë më parë ai ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan edhe shqip dhe bën një falenderim për fansat që i kanë shkruar.

Massimiliano bën postimin shqip në Instagram, çfarë

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion