Marrëdhënia e Harryt me babanë e tij aspak e mirë: Ai më trajton siç…

Një tjetër rrëfim “bombë” ka ardhur nga Duka e Sussex-it, lidhur me marrëdhënien që ka me babanë e tij. Princi Harry ka treguar se Charles e trajton atë, në të njëjtën mënyrë siç prindërit e tij e trajtuan atë.
Kujtojmë se ai një vit më parë u largua me bashkëshorten dhe djalin e tij në SHBA, pasi jetesa në Pallatin Mbretëror ishte shumë mbytëse, dhe sipas Harryt, shëndetin mendor është shumë i rëndësishëm. Ai shpesh herë i referohet asaj që i ndodhi nënës së tij, ku askush nuk e mbështeti.
Harry ndan një djalë dy vjeçar me Markle, të cilët gjithashtu po presin një vajzë. Ata tani jetojnë në Kaliforni. Ai shpreson të ‘thyejë rregullat’ brenda familjes së tij pasi e kuptoi se prindërit e babait të tij ishin një reflektim i edukimit të tij.
“Dhe këtu jam, unë e zhvendosa gjithë familjen time në SHBA, ky nuk ishte plani, por nganjëherë ju keni marrë vendime dhe vendosni familjen tuaj në radhë të parë dhe vendosni shëndetin tuaj mendor në radhë të parë”, shtoi ai.


