Marina Vjollca bën dedikimin e embël për Getoar Selimin: Sytë e mi ende ndizen…

Showbiz

Marina Vjollca bën dedikimin e embël për Getoar Selimin:

Reperi i njohur shqiptar Getoar Selimi, ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 42.


Getoari është padyshim një nga figurat më të dashura për publikun dhe të gjitha këngët e tij janë bërë hite tashmë.

Me rastin e ditëlindjes së tij ai ka marrë shumë urime por më i veçanti vjen nga partnerja Marina Vjollca, e cila i dedikon fjalët më të bukura reperit.

“Sytë e mi ende ndizen sa herë takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos vdesë kurrë. Gëzuar ditëlindjen zemër. Të dua”-ka shkruar ajo.


Reperi dhe moderatorja janë njohur disa vite më parë, ata e kanë kurorëzuar martesën e tyre me një dasëm madheshtore.

Çifti shfaqen shumë të lumtur në postimet që bëjnë në rrjetet sociale dhe duket se po e shjijojnë akoma më shumë martesën qëkur në jetë ka ardhur e vogla e tyre Marget.

Marina Vjollca bën dedikimin e embël për Getoar Selimin:

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion