“Mami e ka vuajtur qëndrimin tim në BBV”/ Miri i përlotur: E vështirë, akuzat ishin të rënda

Showbiz

“Mami e ka vuajtur qëndrimin tim në BBV”/ Miri i

Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka folur për emocionet dhe vështirësitë që ka përjetuar familja e tij gjatë kohës së qëndrimit në reality show.

I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ai tregoi se nëna e tij e ka përjetuar shumë rëndë situatën brenda shtëpisë, sidomos akuzat dhe komentet që janë bërë ndaj tij gjatë programit.

Miri u shpreh i prekur duke theksuar se nëna e tij është një grua shumë e sakrifikuar dhe e dashur, e cila ka dhënë gjithmonë gjithçka për familjen. Sipas tij, ajo nuk i ka pranuar lehtë ngjarjet dhe zërat që janë përhapur gjatë spektaklit.

Ai shtoi se një nga shqetësimet e tij më të mëdha gjatë qëndrimit në BBV ishte pikërisht mënyra se si po e përjetonte nëna e tij gjithçka nga jashtë, ndërsa tha se vëllai i tij ka qenë ai që e ka mbështetur dhe e ka qetësuar në këtë periudhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion