Loredana e prekur nga Jozi: Ofendimet që ia bëje dikur vajzave tani po mi bën mua!

Showbiz

Loredana e prekur nga Jozi: Ofendimet që ia bëje dikur vajzave tani po

Në rolin e moderatorëve Jozin dhe Amberin, të cilët kanë për të ftuar Vserlon, Loredana Bratin, Gerta Gixharin dhe Kellyn kanë zhvilluar emosionin e radhës në BBVIP4.

Emisioni nisi shumë ngrohtë e humor me prezantimin dhe përshëndetjet e moderatorëve por shumë shpejt filluan pyetjet dhe bisedat pikante me prezent dy prej të ftuarve, Loredanën dhe Vserlon. Amberi pa humbur, kohë e pyeti Loredanën për rikthimin e Jozit në shtëpi dhe se si do të ndikojë në lojën e saj.

Ajo është përgjigjur duke shprehur: Do të ndryshojë sepse do, s’do ndikon në mua, në vëmendjen e lojës.

Amberi e ka kundërshtuar duke thëne se ajo ka pohuar se Jozi nuk ka ndikuar ndonjëherë në lojën e saj: Faktikisht fajin e kam patur unë që e kam patur mendjen tek Jozi.

Amberi ka drejtuar pyetjen nëse do të ketë një rikthim mes Jozit dhe Loredanës, të cilën ajo i është përgjigjur:

"Mendoj se në marrëdhënien tonë ka patur shumë keqkuptime, por problemi kryesor nuk janë keqkuptimet por është fjalori, gjuha që ai përdor kundrejt meje. Ofendime, ulje, e çfarë janë keto, unë nuk i toleroj dot"

Moderatorja i është drejtuar duke i vënë në dukje se atë gjuhë ai e ka perdorur e me femrat e tjera të shtëpisë në fillimet e tij.

Por Loredana pranoi se ai nuk i ka përdorur kundrejt saj.

"Unë kam parë një Joz, në krahasim me çfarë lash, një Joz që kësaj rradhe, ato ofendimet që i bënte me të tjerave po mi bën mua".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion