Largimi i Eglit nga BBVIP4, vjen reagimi i parë nga Neda Balluku!

Showbiz

Largimi i Eglit nga BBVIP4, vjen reagimi i parë nga Neda Balluku!

Neda Balluku ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetet sociale pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP Albania për arsye shëndetësore.

Në një postim në Instagram, Neda shkruan për njerëzit “shpirtprishur” dhe “kazmat njerëzore” që bëjnë gjithçka për vëmendje, duke përdorur një krahasim me personazhin e Gregor Zamzës nga novela “Metamorfoza” e Franz Kafkës.

“Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten, më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar.

Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish", shkruan Neda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion