Ky veprim i Ledionit konfirmoi zërat për një krizë mes çiftit

Showbiz

Ky veprim i Ledionit konfirmoi zërat për një krizë mes

Mbrëmjen e shkuar, spektakli i "Big Brother VIP Albania 5" u mbyll si çdo herë tjetër, vetëm me një prej shprehjeve të Ledionit. Edhe pse emisioni zgjati deri në orët e para të mëngjesit nuk pati asnjë urim nga ana e tij për vajzën e datëlindjes.

Ndryshe nga viti i shkuar, ku ai nuk e kurseu një postim plot fjalë të ëmbla ndaj së shoqes, këtë vit, të paktën deri tani nuk na kanë zënë sytë asnjë postim dedikuar Sarës.

Kjo, nuk është hera e parë që dyshja konfirmon zërat që qarkullojnë rreth tyre. Në eventin e përvjetorit të 10-të të fondacionit "Fundjavë Ndryshe", në sy ra menjëherë mungesa e Ledion Liços. Sara Hoxha u shfaq vetëm nën shoqërinë e së motrës, Lori Hoxha dhe partnerit të saj.

Në verën e këtij viti, filluan të qarkullojnë lajme se Sara Hoxha dhe Ledion Liço po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri. Në shtator, Ledioni postoi një foto bardh e zi të vetes, duke i shtyrë komentuesit të mendojnë se pasqyronte gjendjen e tij emocionale pas aludimeve për një ndarje nga Sara.

Puna krah njëri-tjetrit gjatë këtij edicioni të "Big Brother VIP Albania 5", mbase nuk e ka përmirësuar marrëdhënien mes tyre.

Historia e dashurisë së Sarës e Ledionit daton që 11 vite më parë, me një martesë të kurorëzuar në vitin 2018 me një dasmë në Itali. Dyshja kanë tre fëmijë së bashku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion