Kush është boksieri që hyri në Big Brother Albania Vip si banori më i ri. Ikën Liami

Showbiz

Kush është boksieri që hyri në Big Brother Albania Vip si

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme.

Gjatë prezantimit të tij, ai shprehet se është një boksier dhe se ka për qëllim që t’i stërvisë edhe banorët e tjerë të cilët janë bërë disi përtacë.

Shkëlqimi shprehet se kafen e parë që ai do të pijë është me Eglën. Kjo e fundit shkoi për ta marrë në oborr dhe e çoi tek banorët e tjerë.

Ai shprehet se është futur në shtëpinë e BBV3 për t’u argëtuar dhe për të kaluar bukur me banorët e tjerë dhe nuk e ka fokus çmimin e madh, prandaj shpreson që asnjë nga banorët të mos i bëjë bllok.

Iken Liami

Banori që la përfundimisht shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e sotme është Liami.

A ishte në nominim së bashku me Rozën, Heidin, Françeskën, Erjolën dhe Romeon.

Liami e mori me shumë sportivitet largimin e tij, i takoi të gjithë banorët dhe para se të dilte nga shtëpia, ai i tha banorëve “se i do shumë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion