“Kur qe pa lek ishe si 60 vjeç”, ndjekësi e ofendon, Luizi i tregon vendin; Ty s’të bën derman as…
Lajmifundit
/
16 Qershor 2023, 16:57
Showbiz

Luiz Ejlli njihet për batutat e tij dhe që nuk ta përton aspak kur dikush e ngacmon. Ashtu sicc e tregoi edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip” që ironinë e kishte një ndër pikat më të forta, të njëjtën e gjë e ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë.
Ndërsa sot ka postuar dy foto, një nga komentuesit e ka fyer duke i shkruar poshtë fotos: Ca te ben leku që te zbukuron. Kur qe pa lek ishte si 60 vjec”.

Por përgjigjja e Luizit ishte e menjëhershme duke e tallur keq komentuesin. “E sigurte eshte qe ty s’te ben derman as leku”, shkruan Luizi.


