Ku u frymëzuan Luizi dhe Kiara emrin Luna Mari?

Showbiz

Ku u frymëzuan Luizi dhe Kiara emrin Luna Mari?

Ardhja në jetë e bebushes së çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ka qenë kryefjalë e këtyre dy ditëve në mediat rozë.

Postimi i moderatores me një foto të të treve bëri bujë kudo në rrjet dhe urimet ishin të pafundme.

Ajo që na tërhoqi të gjithëve vëmendjen ishte padyshim edhe emri i vogëlushes që çifti kishte zgjedhur.

Luna Mari, është emri i veçantë i më të voglës së familjes Ejlli. Por ky emër është tashmë i dëgjuar edhe më parë.

Vajza e modeles Belen Rodruguez quhet gjithashtu Luna Mari, fëmija i saj i dytë nga i dashuri Antonino Spinalbese.

Megjithatë Luizi dhe Kiara për të gjithë fansat e tyre kanë zbuluar se në fakt, emri i të voglës së tyre lidhet me familjarët e të dyve.

Ka qenë vetë Luizi i cili ka zbuluar se emri i parë, Luna, ka qenë zgjedhja e Kiarës, ndërsa Mari lidhet me emrin e gjysheve të të dyve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion