Konkurrenti i ri në Për’puthen, boksier nga Zvicra, përlotet kur kujton nënën

Showbiz

Konkurrenti i ri në Për’puthen, boksier nga Zvicra,

Shkëlqim Bega, 25 vjeç është konkurrenti më i ri në Për’puthen. Ai dha një koment për secilën prej vajzave ndërsa është përlotur kur ka kujtuar nënën, të cilën e ka humbur që kur ishte fëmijë.

Shkëlqim Bega: Jetoj dhe punoj në Zvicër. Kam hobi motorat, makinat dhe udhëtimet. Arsyeja që kam ardhur këtu është se vizitoj shpesh babain tim se e kam pikë të dobët se atë kam.

Vajzat në backstage i kam parë të gjitha, më folën. Sindi më duket vajzë e mirë, serioze. Ledjana më pëlqen se merret me sport.

Konkurrenti i ri në Për’puthen, boksier nga Zvicra,

Antonela më pëlqen se vishet me klas. Jasmina është tipi i motorave e makinave, adrenalinë. Sara më duket shumë lozonjare. Aristela duket e edukuar, flet aty ku duhet.

Jam bipolar në shumë gjëra.

Nënën nuk e kam. Prekem se është person që sado nuk është me ne fizikisht, shpirtërisht ndihet energjie.

Kam qenë 8 vjeç kur e kam humbur nënën. Duket sikur ka ndodhur dje dhe kam shumë zili për ata që e kanë nënën e babain që t’i vlerësojnë sa janë gjallë dhe në momentin që nuk e kanë, do bëhen pishman për cdo gjë që kanë thënë, për shumë gjëra që kanë bërë gabim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion