"Kisha filluar t'i harroja fytyrën..."/ Motra e Gjestit pas takimit në BB: Është lojtar i fortë pa banalitet!

Showbiz

"Kisha filluar t'i harroja fytyrën..."/ Motra e Gjestit pas

Gjesti ka rrëfyer dje historinë prekëse të tij dhe marrëdhënien që banori ka pasur me familjen, ku pati dhe një takim emocionues me motrën e tij Blerina.

Një ditë pas takimit, Blerina për Fun Club ka vendosur të komentojë më gjatë lojën e Gjestit në BBVIP4.

Blerina: Më kishte marrë malli shumë saqë kisha filluar edhe fytyrën t’ia harroj sepse e kisha parë vetëm brenda.

A është Gjesti i vërtetë brenda shtëpisë?

Blerina: Nuk ka asnjë ndryshim, është i njejti person. Për lojën e Gjestit e kam ditur që është lojtar, por jo kaq i fortë, tani po e besoj. Edhe e pres me fitore.

Çfarë e bën Gjestin një lojtar të fortë?!

Blerina: Qetësia, që nuk ka banalitet ai person, që nuk e ul askënd poshtë, thjesht i jep respekt.

Cili është kundërshtar i Gjestit në “BBVIP”?

Blerina: Nuk e mendoj që ka ndonjë kundërshtar.

ME TE LEXUARAT