Kiara postoi foton me Luizin, Jona e BB VIP debaton me ndjekësit: Boll mo se na...
Lajmifundit
/
23 Maj 2023, 14:51
Showbiz

Ajo është një nga ish-banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ që do mbahet mend për shumë gjatë për batutat e saj.
Është fjala për Ermiona Lekbellon, e cila së fundmi është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Videot e saj teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, vazhdojnë të qarkullojnë në rrjet dhe janë bërë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz.
Tashmë që rrugëtimi në atë emision mbaroi, duket se marrëdhëniet me ish-banorët janë më së miri.
E këtë e vërteton komenti i Ermionës në foton e Kiara Titos.

