Kënga e Mevlanit arrin 1.12 milionë klikime, shumë pranë Noizyt dhe Elvanës (Foto)
Lajmifundit
/
13 May 2021, 10:29
Showbiz

Mevlan Shaba, i mirënjohur nga “Për’puthen”, siç e dimë, është edhe këngëtarë. Ai gjatë rrugëtimit në emision, ka bërë një sërë këngësh, që për hir të së vërtetës, kanë marrë shumë klikime. Herë pas here, këtë sukses na e kujton vetë Mevlani.
Së fundmi, konkurrenti i “Për’puthen” ka publikuar në InstaStory, postimin e “MTV Albania”, për rubrikën e “Top 20 këngëve të prillit”, ku kënga e Mevlanit me Julin- Dashnia, rënditet në vendin e 9.

Mevlani është shumë pranë Noizyt, i cili është në vendin e 7 dhe Elvana në vendin e 6.


