Kate Middleton prezanton pallton e parë të dizenjuar nga vet ajo

Showbiz

Kate Middleton prezanton pallton e parë të dizenjuar nga vet ajo

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e konsideruar si ambasadore e elegancës moderne, bëri paraqitjen e saj të parë publike këtë javë e veshur me një krijim të veçantë.

Sipas Telegraph (nëpërmjet faqes së internetit “The Looker”), Kate Middleton bashkëpunoi me rrobaqepësin e njohur Chris Kerr dhe markën skoceze Johnstons of Elgin për të dizenjuar një pallto të kaltër me kuadrata tërheqëse.

Princesha e kombinoi pallton tërheqëse, me shpatulla të theksuara, një dekolte të kryqëzuar dhe një bel të lartë, me një pulovër të zezë me jakë të rrumbullakët, një fund të gjatë dhe çizme kamoshi Gianvito Rossi, duke zgjedhur grim natyral dhe duke i lënë flokët të lëshuara.

Turneu i Kate dhe William

Kate zbuloi krijimin e saj gjatë vizitës së saj zyrtare, e shoqëruar nga Princi William, në qytetet skoceze të Stirling dhe Falkirk.

Gjatë turneut, çifti mbretëror vizitoi skulpturat ikonike “Kelpies”, mori pjesë në një ndeshje , shijoi birra lokale në një pub tradicional dhe testoi aftësitë e tyre në artin tradicional të endjes së tartanit.

Pamja e saj u kompletua me vathë me safir dhe diamant, që të kujtojnë unazën e saj të famshme të fejesës/CNN

ME TE LEXUARAT