Kanye West pas skandalit në Grammy me Bianca Censori: "Unë jam autik, jo bipolar"

Kanye West ka njoftuar se vuan nga autizmi dhe jo nga çrregullimi bipolar , pasi më parë ishte diagnostikuar gabimisht. Duke folur me Justin Laboy në podcast-in e tij The Download, ai tha se gruaja e tij Bianca Censori sugjeroi që ai të ridiagnostifikohej .
“Shkova tel doktori. Gruaja ime më çoi ta vizitoja sepse tha, ka diçka në personalitetin tënd që nuk duket si çrregullim bipolar, unë kam parë çrregullim bipolar më parë”.
Por paa vizitës kuptova se në të vërtetë ishte autizëm", tregoi West.
Vetë West e ka referuar diagnozën e tij të çrregullimit bipolar në këngë të shumta. West tha se nuk po merr më medikamente, pasi autizmi nuk është sëmundje.
“Unë nuk kam marrë asnjë ilaç që kur kuptova se çrregullimi bipolar nuk ishte diagnoza e duhur. Ka të bëjë me gjetjen e diçkaje që nuk e bllokon kreativitetin, sepse padyshim që kjo është ajo që unë sjell në botë. Ia vlen, përderisa keni kreativitetin”.


