Kanye në lidhje me Irinën, nuk vonon reagimi i Kim Kardashian

Të gjith ëpo flasin se Kanye Ëest është në një lidhje me modelen Irina Shayk, një lidhje kjo e fshehtë. Por çfarë mendon Kim Kardashian? Mediat rozë po shkruajnë se ajo nuk shqetësohet për këtë thashethem, pasi sipas saj, janë vetëm spekulime.
“Kim nuk i beson fare këto thashetheme për Irina-n. Për të është thjesht një formë për të marrë vëmendje. Ajo nuk shqetësohet fare për të, askush në rrethin e saj nuk interesohet apo e beson këtë gjë. Edhe nëse është e vërtetë, e dyshoj që ajo të mërzitet në këtë pikë”, është shprehur burimi në fjalë.
Njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Poëer”. Në klip, Irina Shayk, i gjunjëzohet reperit. Modelja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanye-s, në Paris, gjatë vitit 2012.


