“Kam dy të preferuar”/ Shakohoxha për BBV: Ju e keni njohur në një format tjetër Vrenozin, por ai është…

Showbiz

“Kam dy të preferuar”/ Shakohoxha për BBV: Ju e keni

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha.

Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si e ka pritur imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP. Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilin nga banorët e këtij edicioni ka më të preferuar dhe jo vetëm kaq…

Kam të preferuar, sigurisht që kam të preferuarin tim atë që më imiton mua padyshim. Ai ka qenë i preferuari im edhe kur bënte programin e tij në Top Albania.

Tani në këtë periudhë jemi të gjithë gati për të thënë atë fjalinë që ku u bë VIP ky, por ndërkohë ai ka qenë VIP dhe ka pasur program në radio. Në Gjermani po ashtu nuk të merr njeri me mik.

Ai theksoi më tej se:

Banori i parë i preferuar ishte Vrenozi, Stenaldo duke qenë që është akoma aty është i pari. Dy të preferuarit e mi në fakt nuk janë më. Ata ishin Vrenozi dhe Sabina, te pjesa e sporti jam unë gjithmonë. Sabina ishte gazetare sporti prej gjithë jetës ndërsa Vrenozin ju e njihni në një version tjetër, por unë dhe një pjesë shumë e madhe e njohin edhe si pjesë të futbollit. Personazh, më erdhi shumë keq që doli. /TAR

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion