Juria i dha vendin e parë por publiku e zhgënjeu, reagon Gjon Muharremaj
Lajmifundit
/
27 Maj 2021, 12:28
Showbiz

Këngëtari Gjon Muharremaj ka bërë një postim në Instagram, lidhur me suksesin që hasi në Eurovision, ku përfaqësonte Zvicrën. Ai ka arritur të jetë i pari sipas votave të jurisë dhe në vend të tretë sipas votimit të përgjithshëm, përfshirë edhe publikun.
“Mbrëmja e së shtunës ishte e çmendur. Nuk mund ta besoj. Isha i pari me votat e jurisë dhe i treti në votimin e përgjithshëm me këngën time ‘Tout L’Univers’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen, jam shumë mirënjohës”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram
Muharremaj me origjinë shqiptare mori shumë mbështetje nga Shqipëria.


