Jozi i bëri thirrje Gertës që të provokojë Gjestin pas kurthit që u bëri ky i fundit mbrëmë

Showbiz

Jozi i bëri thirrje Gertës që të provokojë Gjestin pas

Gjesti u bëri një kurth banorëve mbrëmë duke u thënë se do ta lë shtëpinë e që në fakt u fsheh në dollapin e lavanderisë.

Veprimi i tij ngjalli reagime të shumta, si brenda dhe ashtu jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ishte Shkëlzeni ai i cili e mori vesh i pari që Gjesti në fakt nuk kishte ikur nga shtëpia, dhe sapo e pa i dhuroi një përqafim.

Ngjashëm po ashtu e priti edhe Rozana, e cila ka një raport të mirë me Gjestin, dhe kur ky i fundit i punoi rrengun banorëve, këngëtarja qante me dënesë që ai të mos largohej.

Por Gjesti u përplas keq me Laertin dhe Gertën; duke debatuar ashpër me ta për rrëmujën e shkaktuar.

Në një moment u përfshi edhe Jozi i cili thoshte Gertës që të provokonte këngëtarin, për ta thirrur Xhenki, njëherësh shkurtesa e emrit të Xhenetës.

“Thirre o Xhenki, thuaje vëlla kësisoj”, i thoshte Jozi, Gertës, megjithatë kjo e fundit refuzonte. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion