“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

Showbiz

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për

Rozana Radi zbuloi për ‘Goca dhe Gra’ se si jeta i ka ndryshuar pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Po ashtu ajo zbuloi kritikat që mori nga partneri i saj dhe çfarë i tha ky i fundit për rivalen e saj në lojë, Gerta Gixharin.

“Jeta pas Big Brother ka ndryshuar për mirë, ka ndryshuar 100%. Unë jam një Rozanë tjetër dhe kjo falë Bigut.”, u shpreh Rozana.

Kur dole jashtëm çfarë të befasoi më shumë nga reagimet?

Rozana: Më erdhi shumë mirë për shkrimin që kishte bërë Rezarta në rrjetet e sociale. Të dyja jemi rritur dhe me rritjen tonë mendojmë dhe sillemi ndryshe. Do e falënderoj shumë pasi në një moment jo shumë të mirë të timin në shtëpi, Rezarta doli dhe vendosi pikat mbi i.

Kritika dhe komplimenti që të bëri partneri?

Rozana: ‘Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz’. Komplimenti? ‘Ti për mua je më e mira’. Ka parë Gertën që më ka lënduar dhe pastaj doli ajo që unë i kërkova Gretës për të kënduar një këngë së bashku, më shumë e kishte me Gertën besoj.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion