Jeta luksoze e Princ Harry dhe Meghan drejt fundit, çfarë po ndodh me pasurinë e tyre

Gjendja ekonomike e Princ Harryt dhe Meghan nuk është aspak e mirë. Ka qenë komentatorja mbretërore, Daniela Elser që ka dhënë detaje.

“Qëkur u larguan nga puna si mbretër me kohë të plotë, Meghan dhe Princi Harry kanë pasur një seri shpenzimesh të mëdha. Harry dhe Meghan më në fund kanë jetën që dëshironin por largimi i tyre nga Familja Mbretërore ka ardhur me një kosto të madhe, të dy anshme: marrëdhëniet e Harry me familjen e tij duket se janë prishur totalisht dhe gjithashtu ata nuk po ja dalin dot me shpenzimet e mëdha që kanë.
Blerja e pronës nga Sussex ishte një ngjarje historike si për Harry ashtu edhe për Meghan, shtëpia e parë që secili prej tyre kishte pasur ndonjëherë. Për Dukën, ishte gjithashtu hera e parë që bënte një blerje vetë. Në 35 vitet e para të Harry-t, deri në Megxit, për shpenzimet e tij është kujdesur familja mbretërore e ndjekur nga Ushtria, dhe pastaj Familja Mbretërore përsëri. Lëvizja në SH.B.A. e bëri atë të kuptonte se duhej një pasuri e madhe për të paguar vetë shpenzimet për saunat, stafin e shtëpisë, ndihmësit, makinat pagesat e hipotekave dhe sigurinë”, tha ekspertja.

Zonja Elser tha për mediat e huaja se çifti mund të ketë paguar rreth 5 milionë £ për depozitën. Ata gjithashtu paguajnë rreth 4.29 milionë çdo vit në shpenzimet e shtëpisë, duke përfshirë një hipotekë 466,170 £, rreth 290,900 për stafin e shtëpisë dhe sigurinë prej 3,2 milionë £.


