“Je si Chihuahua…”/ Plas keq debati mes Heidit dhe Rozës: Mbahesh pas brekëve të Romeos

Showbiz

“Je si Chihuahua…”/ Plas keq debati mes Heidit dhe

Roza Lati akuzon Heidin se i raporton çdo gjë Romeos dhe kjo gjë është e gabuar në shtëpinë e BBV, pasi është futur vetëm.

Heidi e quan Rozën Chihuahua dhe kaq mjaftonte që të ndizej debati. Menjëherë ka ndërhyre Romeo që e ka marrë Heidin për të mos vazhduar debatin me Rozën dhe i thotë kësaj të fundit që është “një njeri i keq”. Roza u ndje keq për deklaratën e Romeos, ku shprehet se ajo nuk kishte aspak punë me të në këtë muhabet dhe e akuzon se “fut kokën poshtë fustanit të grave”.

Roza Lati: Ke ardhur vetëm këtu apo të mbahesh pas brekëve të Romeos?

Heidi: Unë jam shumë vetëm. Po ja shihe si Chihuahua.

Roza Lati: Kush është si Chihuahua, se unë vetë kam rritur Doberman. Me kë je tu fol ti moj goce?

Heidi: Ti bën si Chihuahua.

Roza Lati: Jam gocë Doberman unë, s’jam gocë Chihuahue unë. Kujdes kur flet.

Heidi: O ti je komplet si Chihuahua. Flet gër, gër.

Roza Lati: Unë kam rritur Doberman, s’kam lidhje me Chihuahua.

Romeo: Nuk foli në Prime dhe do të flaës tani, hajde. (E tërheq Heidin)

Roza Lati: O ti Romeo mos ha kot kur flet, kaq.

Romeo: Ik o njeri i keq.

Roza Lati: O njeri i paedukatë. Mos më çaj mua kokën me këto njeri i keq, se unë flas me gocën, për çfarë vjen ti dhe më thua njeri i keq.

Romeo: Ti je njeri i keq.

Roza Lati: Unë me ty nuk u kapa fare. Unë nuk u mora me ty. Çfarë ke ti? Ka ardhur ajo për t’u mbajtur pas rripit tënd?

Romeo: Çfarë do, nuk dole në klip? Do të dalësh në klip?

Roza Lati: Ti më acaron, pse më thua je e keqe?

Romeo: Është mendimi im, je e keqe. Fol me murin, ose me derën.

Roza Lati: Ik shko puthu andej. Ec fut hundët tek muhabetet e grave, fut kokën poshtë fustaneve të grave.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion