“Je fiks si ai”! A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

Showbiz

“Je fiks si ai”! A do e takojë Miri babanë e Selinës?

jë natë përpara Prime-t të së shtunës, Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur dhe babai i banores.

Teksa Miri po i përsëriste një gjë, Selin iu kthye duke i thënë se është fiks si babai i saj: “Më duket sikur e kam përballë, por nuk e beson njeri”.

Më pas këngëtari e pyet nëse do t’a takojë ndonjëherë dhe balerina iu përgjigj: “Nuk e di, ndoshta edhe e ke mërzitur”.

Ndërkohë kujtojmë se babai i Selin ka bërë deklarata të forta kundër Mirit, duke e quajtur atë ‘zhigolo dhe pervers’. Gjatë një bisede telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ai shtoi se sipas tij, Miri bën çdo gjë për famë dhe lekë.

Pjesë nga biseda:

Selin: Nuk e beson njeri. Po je fiks, fiks, fiks.

Miri: Fiks si çfarë?

Selin: Fiks si ta kam lënë emrin. Fiks sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Miri: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin: S’e di. Ndoshta edhe e ke mërzitur.

Miri: Jo, s’kam mërzitur njeri. Edhe ai e di se çfarë bëj unë këtu.

Selin: S’e di.

Miri: E di pra. Kur thua fiks, ai e kupton se çfarë bëj unë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion