Je dobësuar shumë! Semi Jaupaj: Nuk është mirë të vihet në dukje

Showbiz

Je dobësuar shumë! Semi Jaupaj: Nuk është mirë të

Këngëtarja Semi Jaupaj me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka theksuar se fjalia që dëgjon më së shumti kohët e fundit është ‘Semi je dobësuar shumë’.


Këngëtarja pohon se është e vërtetë që është dobësuar ndërsa ka thënë se lëvizja e peshës ndonjëherë ndodh pa dëshirë.

“E di që jam dobësuar, minimumi e shoh te rrobat që më rrinë të mëdha. Ndonjëherë ndodh pa dëshirë lëvizja e peshës”, thotë Semi.


Më tej ajo ka ‘qortuar’ komentuesit, duke thënë se nuk është mirë që të vihet në dukje qoftë dobësimi, qoftë shëndoshja.

“Nuk është shumë mirë të vihet aq shumë në dukje si për je e dobët ashtu edhe për je e shëndoshë”, shton ajo.
Megjithatë, në fund të shkrimit të saj ajo citon se nuk e bezdis fakti që është dobësuar, duke e shoqëruar me një zemër të bardhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion