“Jam delja e zezë e…”, Graciano habit me deklaratën: S’më flet askush pas daljes nga BBV 3

Showbiz

“Jam delja e zezë e…”, Graciano habit me

Graciano Tagani, i cili ishte një prej banorëve më të komentuar për debatet e shpeshta dhe të ashpra me konkurrentët e tjerë të këtij edicioni, ka treguar se marrëdhënia me ta nuk është aspak e mirë edhe pas përfundimit të lojës.

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, Graciano e ka cilësuar veten si ‘delja e zezë’ e këtij edicioni të BBV, pasi askush nga banorët nuk i flet më.

Ai është shprehur se pas daljes dhe përfundimit të lojës përveç Rikes, Liamit dhe Endrikut, nuk ka kontakte dhe miqësi me asnjë nga banorët e tjerë.

“Nuk kam dalë nga vetja pa arsye! Unë jam delja e zezë e këtij sezoni, sepse askush nga banorët nuk më flet!. Unë kam miqësi vetëm me Endrikun, Liamin dhe Riken”- është shprehur ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion