Ja pse Angelina Jolie ka menduar gjithmonë se do të vdiste në moshën 45-vjeçare!

Angelina Jolie, nëna e Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox ka folur si kurrë më parë rreth sfidave të mëmësisë.
Një ndër to ka qenë frika se mund të ndërrojë jetë në moshë të re dhe të lërë pas 6 fëmijët e saj.
Arsyen pse, Angelina e ka zbuluar kështu:
"Jam pothuajse 50 vjeç. Nëna ime u diagnostikua me kancer terminal në moshën 48 vjeçare. Gjyshja ime vdiq nga e njëjta sëmundje në moshën 45 vjeçare. Nuk kam menduar kurrë se kam një të ardhme të garantuar, kam qenë gjithmonë e vetëdijshme për brishtësinë e jetës.
Kam pasur probleme serioze shëndetësore. E konsideroj veten të huazuar në Tokë. Ndonjëherë mendoj për vdekjen. Dhe ajo që më tmerron është se do lë fëmijët e mi vetëm. Nuk mund ta pranoj.
Jam një nënë që i dua fëmijët e mi. Sfida më e madhe, gjëja më e rëndësishme për mua, janë fëmijët e mi. Ata janë miqtë e mi më të afërt, njerëzit më të afërt me mua dhe jetën time.
Jemi shtatë njerëz shumë të ndryshëm, dhe kjo është pikërisht fuqia jonë".


