Ish-konkurrentja e "Për'puthen" rrëfen pengun e jetës: 12 vjet e detyruar në martesë, nuk ndryshoi kurrë …

Showbiz

Ish-konkurrentja e "Për'puthen" rrëfen pengun e

Lindita Bimi foli sot në programin “Abc e Pasdites” për martesën dhe pohoi se ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte e martuar me shkuesi, ishte i alkoolizuar dhe se forca më e madhe për ta kaluar këtë situatë të vështirë ishin djemtë e saj.

“12 vite bashkëjetesë me një njeri që nuk e kam dashur. Kam qenë e detyruar të themi dhe prindërit e mi pak fanatik më thonin “hë se do ndryshoj’ sepse ka qenë dhe alkolist. Por ai nuk ndryshoi kurrën e kurrës.

Unë s’mund të rrija gjatë gjithë jetës sime me atë mentalitet. Aty pastaj thashë stop… mua më iku gjithë rinia në atë kohë kot se unë jam martuar e vogël me shkuesi, jo me dashuri”.

Ajo shtoi se ka humbur rininë, të cilën e ka filluar sërish pas ndarjes me të. Duke qenë një personazh i lirë, pa komplekse, personazh që ka mposhtur mentalitetin shqiptar, ajo the se për këtë ishte perzgjedhur edhe si personazh i një reviste të huaj, ku flet për tabutë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion