Ish-i dashuri i Rikes i gatshëm për të hyrë në Big Brother VIP: Nuk ka asnjë...

Showbiz

Ish-i dashuri i Rikes i gatshëm për të hyrë në Big

Kampioni shqiptar i boksit, Kristian Prenga, ka bërë të ditur se ka synim të marrë pjesë në edicionin e tretë të Big Brother VIP.

Prenga ka pasur një lidhje në të kaluarën me Rike Roçin, e cila aktualisht është banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë, Prenga thekson se aktualisht nuk e sheh asnjë konkurrent të fortë brenda shtëpisë, por do të vlerësojë situatën dhe nëse e konsideron të arsyeshme, do të futet në këtë aventurë në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP.

Kam marrë shumë mesazhe pse nuk jam pjesë e Big Brother këtë vit, mbase kjo pyetje më bëhet dhe për një fakt që tashmë publiku e di. Por mendoj që akoma nuk ka asnjë konkurrent të fortë brenda. Nëse do të jetë një konkurrent i fortë në vazhdim, do e mendoj”, shkruan mes të tjerave Prenga në postimin e tij në rrjetet sociale.

Aktualisht në shtëpinë e Big Brother, Rikja është parë e afërt me dy prej djemve, Meritonin dhe Romeo Veshajn.

ME TE LEXUARAT