Injorojnë akuzat se janë çift i shtirur, Mevlani i dhuron flori Ledianës
Lajmifundit
/
1 April 2021, 09:57
Showbiz

Çifti Mevlani- Lediana duket se do dalin të përputhur nga emisioni. Dy ditë më parë ata u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin, ndërsa dje Mevlani i ka dhuruar një varse Ledianës. Këtë e bëri me dije konkurrentja e “Përputhen” në një story në Instagram, ku dhe e falenderon për dhuratën.
Mevlani dhe Lediana janë afruar me njëri-tjetrin që nga momenti kur Lediana u fut në emision, duke parë këto muaj debate, përqafime, të qara dhe moment të vështira.

Ata dy gjithashtu kanë marrë sulme se po shtiren dhe se e gjithë kjo është në lojë për shou, keto akuza, të dy konkurrentët i kanë mohuar.


