“Industria kërkon gjithmonë të bëhesh ai që s’je”, MC Kresha: “Kam humbur shumë para sepse…

Showbiz

“Industria kërkon gjithmonë të bëhesh ai që

Reperi i mirënjohur MC Kresha ishte i ftuar sot në “Goca dhe Gra”, ku foli për frymëzimin e krijimtarisë së tij, si dhe për prapaskenat e industrisë muzikore.

Këngëtari tha se frymëzimin për krijimtarinë e tij muzikore e gjen te jeta e përditshme.

Më tej ai shprehu se industria i ka kërkuar shumë herë të bëhet diçka që ai nuk është dhe shtoi se shpesh ka humbur shumë para vetëm që të mos bëjë kompromis me idealet e tij artistike.

Pjesë nga biseda:

Nga vjen inspirimi yt për krijimtarinë tënde artistike?

MC Kresha: Inspirimi varion. Nuk mund të them që e gjej te diçka e veçantë apo specifike. Besoj që në jetën e përditshme dhe mbledhjen e shumë ndjenjave që më japin një shkëndijë për shkrim.

A ka tentuar ndonjëherë industria të të kthejë në diçka që nuk je?

MC Kresha: Industria të kërkon gjithmonë të bësh gjithçka që ti nuk je. Nganjëherë kam bërë kompromis dhe ndonjëherë duke mos i’ua dëgjuar fjalën, ndonjëherë edhe duke humbur para.

A je penduar ndonjëherë për ato para që ke humbur?

MC Kresha: Nuk pendohem për tamël të derdhun. Nuk ka qenë e shkruajtur që ata para të vijnë te unë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion