I tha të gjitha në intervistën me Arbanën, pas komenteve në rrjet, reagon Xhensila: Unë nuk jam…

Showbiz

I tha të gjitha në intervistën me Arbanën, pas komenteve

Në një postim të fundit, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ndau disa mendime pas intervistës së saj emocionuese që dha një ditë më parë për Arbana Osmanin.

Ajo theksoi se përmes këtij rrëfimi ka shprehur realitetin e saj, jo vetëm për vete, por edhe për çdo grua që kishte nevojë ta dëgjonte.

“Ju falenderoj pa fund për mbështetjen, fjalët plot dashuri që më keni mbushur inbox-in. Unë nuk jam vetëm, ju nuk jeni vetëm,” shkruan Xhensila, duke shprehur mirënjohjen për mesazhet që ka marrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja falenderoi gjithashtu Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn për mundësinë për t’u shfaqur në një mënyrë më të hapur dhe autentike:

“Faleminderit @arbanao & @eduartgrishaj për ftesën, me krijuat hapësirën të prezantoja Xhensilën si kurrë më parë, me të mirat dhe defektet që ka.”

Në fund, ajo përcolli një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj, duke kujtuar se askush nuk është perfekt, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim.

ME TE LEXUARAT