“I kishin këto paragjykimet por…”/Si ka qenë njohja e Andi Shehit me prindërit e Enkit?!

Showbiz

“I kishin këto paragjykimet por…”/Si ka qenë njohja

Të ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” kanë qenë Andi Shehi ish-konkurrenti i “Për’Puthen” dhe partnerja e tij Enki Nako. Ata kanë zbuluar shumë detaje rreth historisë së tyre të dashurisë, lajmit të bukur se do të bëhen prindër dhe jo vetëm…

Si e kanë pritur të afërmit dhe familjarët e Enkit, duke e ditur që ai ishte Andi i “Për’Puthen”?

Andi: Ka qenë shumë problem, kam vuajtur shumë. Ka qenë shumë e vëshirë. 

Enki: Ka qenë pak e vështirë në fillim. Unë prindërit nuk është se i kam në moshë shumë të madhe, i kam relativisht të rinj. Unë jam fëmija i parë, jam vajzë dhe ata me mua kanë përjetuar çdo lloj gëzimi për herë të parë. Ka qenë e vështirë në fillim sepse i kishin këto paragjykimet sido që të jetë.  
Kur e pyeti Erjona se çfarë këshille i kanë dhënë prindërit e saj, Enki tregoi:

Hap sytë më kanë thënë, rëndësi ka që ti të jesh e lumtur por që sigurisht me kalimin e kohës dhe ata e para duke më njohur mua si fëmijët e tyre po pastaj edhe duke takuar Andin. Avash-avash u bindën pak. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion