“I ka thënë gjërat siç i mendon...”/ Zbuloni kë dëshiron Miri që të fitojë “Big Brother VIP 5”

Showbiz

“I ka thënë gjërat siç i mendon...”/ Zbuloni

Vëllai i Madh ka futur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” një zarf të bardhë, ku secili nga banorët do të thoshte emrin që ata dëshirojnë që të fitojë këtë edicion të reality show-t.

Banorët nuk duhet të thonë emrin e tyre si dhe duhet të argumentojnë zgjedhjen që bëjnë. Vëllai i Madh u kërkoi atyre që të jenë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.

Sipas Mirit, Rogerti duhet të jetë banori që duhet të fitojë këtë edicion të pestë të reality show-t. Sipas tij, edhe pse mënyra se si hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte agresive, e fortë, në fund të ditës kjo është loja e “Big Brother”.

Ai shton se me kalimin e ditëve, banori është bërë më njerëzor, më lojtar dhe më strateg. Miri vijon duke thënë se Rogerti i thotë gjërat siç mendon, më haptas se të tjerët që i kanë menduar dhe nuk i kanë thënë.

“Pavarësisht se si mënyra e tij erdhi ishte agresive, ishte e fortë, por në fund të ditës këtu jemi Big Brother, jemi një lojë Big Brother-i dhe strategjia që kishte ndjekur Rogerti, ishte ajo që ai mendonte se do e bënte fitues.

Ndërkohë ka ndryshuar shumë situata pas ditëve të para që ka hyrë Rogerti dhe ai është bërë edhe më njerëzor, edhe më lojtar, edhe më strateg. I ka thënë ato gjëra siç i mendon, më haptas se ne të tjerët që ndoshta i kemi menduar disa gjëra dhe nuk i themi. Meriten e ka ai në fakt për këtë gjë, nuk e kemi ne që nuk themi atë që mendojmë në të vërtetë”, u shpreh Miri. /BBVA 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion