Abuzimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon Turjan Hyska: S’dua ta rris vajzën time me frikë

Turjan Hysko ka reaguar i revoltuar për ngjarjen në Mirditë, ku një 15 vjeçare u abuzua seksualisht nga pesë burra. Hysko, që pritet të bëhet së shpejti baba i një vajzë, shprehet se është i shqetësuar për fëmijën e tij që do të rritet në një shoqëri të tillë. Hysko thotë se nuk do ta rrisë me frikë vajzën e tij ndërsa shton se shumë prindër për arsye të ndryshme, refuzojnë të përballen me fëmijët e tyre duke zgjedhur heshtjen dhe për pasojë dhe dhunën.
Reagimi i plotë:
Dashtë Zoti, së shpejti do të jem baba i një vajze. Jam në një dilemë të madhe sesi duhet ta rrisim fëmijën tonë. T’i themi non stop, se duhet të ketë frikë nga gjithçka, nga shokët në klasë, nga ata që takon në lokal, nga ata që i shkruajnë në insta apo TikTok, nga shikimet e atyre në rrugë??
Mos duhet t’i mësoj bijës sime sesi të ketë kujdes me veshjen, mos të pijë shumë në një party se do abuzojnë çakejtë, të ketë kujdes kur të shkoj në Dhërmi, të mos përballet me një mashkull se nuk i dihet, çunat janë gjaknxehtë?

