‘Hiqi rrobat’, Lady Gaga rrëfen përdhunimin nga producenti muzikor që e flaku në rrugë kur mbeti shtatzënë

Showbiz

‘Hiqi rrobat’, Lady Gaga rrëfen përdhunimin nga producenti

Këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga ka përmendur sërish së fundmi historinë e saj të përdhunimit në fillim të karrierës muzikore nga një ekzekutiv i industrisë, duke dhënë më shumë detaje sesi producenti muzikor e sulmoi seksualisht në moshën 19-vjeçare, dhe e “flaku tej” kur kishte mbetur shtatzënë.

Këngetarja tashmë 35 vjeçare foli për eventin traumatik në programin e ri social me Princ Harry e Oprah Winfrey. Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta, kujtonte: “Isha 19 vjeçe, nisë të punoj në këtë biznes dhe producenti më tha ‘Hiqi rrobat’”.

“Unë i thashë ‘jo’, por ai më tha se nëse nuk e bëj do të flakte të gjithë muzikën time në mbeturina. Ata nuk ndalonin duke e kërkuar dhe unë ngriva … më pas nuk mbaj mend”, kujton Gaga eksperiencën e saj.

Lady Gaga, nuk e ka përmendur ende emrin e producentit abuzues prej frikës së përballjes me të. Ajo shton se gjatë sulmit seksual kishte humbur ndjenjat dhe se kishte qenë e sëmurë fizikisht për një periudhë të zgjatur teksa përballonte dhimbjen fizike e psikologjike.

“Isha e sëmurë për javë të tëra dhe më pas kuptova se ishte e njëjta dhimbje kur një person që më përdhunoi më lëshoi në një cep sepse kisha mbetur shtatzënë”.

Ajo thotë se kaloi periudhën e vështirë të dhimbjes në shtëpinë e prindërve, ndërsa shenjat psikologjike dhe emocionale mbeten të gjalla edhe sot. Ajo vazhdon më tej: “Disa vjet më vonë shkova në spital dhe kur më sollën një psikiatër unë u përgjigja: ‘Më sillni një doktor të vërtetë, unë nuk ndjej trupin tim’”.

“Pata një krizë psikotike, për gati dy vjet. Tani çdo dhimbje e ndjej si dhimbja e pas-përdhunimit, nuk jam më i njëjti person. Ulërija dhe e përplasja veten te muri, nuk preferoja ta prisja veten. Bëra disa kontrolle mjekësore më pas por doktorët nuk zbuluan asgjë, gjithsesi trupi im e mban mend”, thotë Gaga mes të tjerash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion