Hidhet nga kati i katërt i pallatit, balerini i njohur Eno Birko nën kujdesin e mjekëve në spital

Showbiz

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, balerini i njohur Eno Birko nën

Tirane - Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

Sipas policisë ai ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar 50-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Ai është një nga figurat e njohura të artit dhe baletit shqiptar, teksa ka qenë i pranishëm në shumë shfaqje dhe spektakle.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion