Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish finalistja e BBV: Jam shumë e lumtur

Showbiz

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish finalistja e BBV:

Heidi Baci, ish-banorja e Big Brother Vip, ka treguar sot se është e dashuruar.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni, nëse beson te dashuria dhe nëse ajo është sot e dashuruar.

“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund të jap një këshillë, mos hiq dorë, është gjëja më e bukur. Po jam shumë e lumtur”, u shpreh Heidi.

Heidi u pyet nëse do ndryshonte gjë nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më e famshëm në Shqipëri.

“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë, unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje”, theksoi ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion