Gjykata e dënoi për sherrin me Elia Zaharinë, Leka Zogu shfaqet në publik me Blerta Celibashin

Showbiz

Gjykata e dënoi për sherrin me Elia Zaharinë, Leka Zogu shfaqet

Ne diten kur gjykata e Tiranes dha vendimin per konflikti e tij me Elia Zaharine, Princi Leka Zogu I, i shoqëruar nga partnerja e tij, fotografja Blerta Celibashi, ishin pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Lushnjes, në kuadër të përkujtimit të 105 vjetorit të Kongresit të Lushnjes.

Daljet publike të Princ Lekës dhe Blerta Celibashit kanë filluar të marin një tjetër ritëm që pas përfundimit të divorcit me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.

Gjatë festimeve për Kongresin e Lushnjes, Blerta ia ka marrë dhe valles me këngë çame, tepër tërheqëse dhe me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në faqen zyrtare të princit janë publikuar disa fotografi nga ceremonia e organizuar në kuadër të Kongresit, ku hapësirën dhe vëmendjen më të madhe e ka marrë Blerta Celibashi.

Gjykata e dënoi për sherrin me Elia Zaharinë, Leka Zogu shfaqet

Të kapur përdore dhe të lumtur, as vendimi i gjykatës i dhënë po ditën e djeshme ku shpalli Princ Lekën fajtor për konfliktin fiyik e verbal me Elia Zaharian dhe babain e saj Gjergjin, nuk ia prishi humorin çiftit të ri.

Njoftimi:

Në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë ngjarje me peshë të madhe historike për Shqipërinë, duke e nisur me një vizitë në Muzeun Kombëtar të Kongresit të Lushnjës.

Gjatë vizitës, nderova themeluesit e shtetit të parë shqiptar dhe fillesat e parlamentarizmit, një etapë historike ku gjyshi im, Mbret Zog, shërbeu si Ministër i Brendshëm si dhe de facto Ministër i Mbrojtjes.

Pas ceremonive përkujtimore, mora pjesë në Kuvendin e 21-të të Partisë së Legalitetit, me ftesë të Senatit dhe drejtuesve të saj, nën kryesinë e z. Shpëtim Axhami.

Në këtë kuadër, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen dhe përkushtimin e Partisë “Levizje e Legalitetit” ndaj Kombit Shqiptar dhe Familjes Mbretërore. Gjithashtu, vlerësova rolin e anëtarëve të kësaj partie në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike.

Në fjalën time, kujtova edhe 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, një lider që mbetet një shembull admirimi dhe frymëzimi për të gjithë shqiptarët, për vizionin, qëndrueshmërinë e tij në çështjen kombëtare dhe flamurtar në luftën për çrrënjosjen e komunizmit nga trojet shqiptare.

Ky përvjetor i Kongresit të Lushnjës na kujton rëndësinë e bashkimit dhe të qëndresës për të ardhmen e një Shqipërie më të mirë, të fortë dhe të begatë.

ME TE LEXUARAT