“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni e gatshme për rikthim: Ka qenë i rëndësishëm për mua…

Showbiz

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e

Surpriza me dron që kantautori Flor Mumajesi i bëri Sonit në Ferma Vip ishte një nga momentet më të veçanta.

Prej vitesh i shkëputur nga skena muzikore, fansat presin një sinjal nga Flori, i cili erdhi dje në fermë.

E pyetur sot për atë surprizë të veçantë, ku 300 dronë ndriçuan qiellin, Soni shprehu hapur ndjenjar për Florin.

Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskret dhe jei privat e të heshtur të dy. Prisja një gjë të vogël, por jo atë aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe. Flori është person që nuk flet shumë, të dy nuk jemi njerëz të fjalëve, por të veprave”, tha Soni.

Këngëtarja tregoi edhe përjetimet kur pa surprizën e veçantë, që qielli u ndriçua nga fytyra e saj dhe dedikime për të.

“Mbrëmë dola dhe po shikoja që ishte qielli pa ujë dhe po mendoja se do prishej koha. Në një moment filloj muzika dhe u mbush qielli si me yje. Më solli yjet në qiell. Fytyra ime ishte si ajo hëna që i ndriçon atij atë qiellin me re. Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin.

Emocioni ishte shumë i madh dhe unë u bllokova. Ngela e habitur dhe nuk po arrija dot të shprehja asnjë gjë”.

E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani nëse do të ketë një rikthim mes tyre, Soni nuk e mohoi, por tha:

“Në një marrëdhënie hapat e rëndësishëm duhet ti marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion